Publikuar më: 13 Qershor, 2024
Shpallje nr.342: – Pozicioni “Menaxher Projekti”
Shërbimi Social Shtetëror në bashkëpunim me ASET, Regione Marche dhe Regione Liguria, po zbaton projektin “EldEARLY- Improving the elderly care system in Albania”, financuar nga IADSA II/2023/01. Ky projekt ka në fokus përmirësimin e sistemit të shërbimeve për moshën e tretë në Shqipëri, duke qenë se sipas të dhënave të INSTAT numri i popullsisë së moshuar në Shqipëri ka ardhur gjithnjë e më shumë duke u rritur. Nisur nga kjo tendencë është shumë e nevojshme ofrimi i shërbimeve sociale alternative dhe gjithëpërfshirëse për të moshuarit, për të shmangur vetminë, izolimin social dhe fizik, për të nxitur përfshirjen sociale dhe mos institucionalizimi i tyre. Qëllimi i projektit është të forcojë veprimet në mbështetje të të moshuarve vulnerabël, të paraprijë situatat e rrezikut dhe nevojës dhe të përmirësojë sistemin e mirëqenies sociale në Shqipëri, duke stimuluar përfshirjen e autoriteteve vendore dhe të tretëve në zhvillimi i një sistemi përkujdesi inovativ dhe të integruar. Në kuadër të këtij projekti Shërbimi Social Shtetëror kërkon të rekrutojë:
(1) Menaxher projekti
Detyrat e Menaxherit të projektit janë:
· Është përgjegjës për planifikimin dhe mbikqyrjen e aktiviteteve të projektit për t’u siguruar që ato janë përfunduar brenda kohës së caktuar;
· Mban kontaktet mes TSU-IADSA dhe raporton periodikisht për zbatimin e projektit;
· Përgatit 4 raportime narrative për zbatimin e aktiviteteve të projektit, nga të cilët 3 raportime të ndërmjetme dhe 1 raportim përfundimtar;
· Asiston stafin e projektit në koordinimin e punëve për zbatimin e aktiviteteve;
· Të koordinojë kryerjen e takimeve mes partnerëve dhe të informojë në çdo rast mbi ecurinë e projektit;
· Të kryejë vlerësimin e impaktit të aktiviteteve të realizuara të projektit;
· Të kryejë çdo detyrë tjetër që do t’i ngarkohet verbalisht ose me shkrim në kuadër të projektit.
Kushtet e punës
Menaxheri i projektit do të punojë me një kohëzgjatje kontrate prej 16 muajsh.
Kualifikimet dhe Eksperienca
· Diplomë universitare dhe studime pasuniversitare në shkenca ekonomike ose fusha të tjera të ngjashme;
· Të paktën 3 vite eksperiencë profesionale në fushën e menaxhimit të projekteve;
· Njohuri shumë të mira në gjuhën italiane dhe angleze (të shkruar dhe të folur);
· Të njohë mirë mënyrën e hartimit të raporteve dhe mbledhjes se dokumentacionit sipas standardeve të kërkuara dhe të jetë korrekt në ndarjen e informacioneve me partnerët e projektit;
· Aftësi të mira komunikimi dhe punës në grup.
Procedura e Aplikimit
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit si më poshtë:
· Kërkesë me shkrim;
· Curriculum vitae (CV) në formatin Europass;
· Letër motivimi;
· Fotokopje ID;
· Kopje e noterizuar e diplomave universitare;
· Kopje e noterizuar e librezës së punës ose dokument që vërteton eksperiencën në punë;
· Certifikata trajnimesh etj.
· Dëshmi penaliteti.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit deri më datë 13/07/2024, ora 14.00, në adresën: Shërbimi Social Shtetëror, Rruga e Durrësit, nr 83, Tiranë, Shqipëri”, si edhe në e-mail në adresën info@sherbimisocial.gov.al, duke qartësuar në subjekt pozicionin për të cilin po aplikoni.
Shënim: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të njofton për vazhdimin e procedurës së rekrutimit.