Përjashtimi doganor

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Përjashtimi nga detyrimi doganor për personat para-tetraplegjikë

Përjashtimi nga detyrimi doganor për personat para-tetraplegjikë realizohet bazuar në nenin 16 të Ligjit nr. 8626, datë 22.06.2000 “Për Statusin e Invalidit Paraplegjik dhe Tetraplegjik”, në VKM nr. 387, datë 31.05.2001 “Për Përjashtimin nga Taksat dhe Tatimet të Invalideve Paraplegjik dhe Tetraplegjik”, Udhëzimit të Përbashkët midis Shërbimit Social Shtetëror me nr. 75/6 prot, datë 22.04.2011 dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave nr. 5608/6 prot., datë 22.04.2011 “Mbi procedurat e përjashtimit nga detyrimet doganore të importit për mjetet që u përkasin të semureve paraplegjikë dhe tetraplegjikë”.

Komisioni i përberë prej 5 anëtarësh, i ngritur me urdhër të titullarit, bën verifikimin e dokumentacionit për secilin aplikant dhe  vendos mbi përjashtimin nga detyrimet doganore.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim

  1. Kërkesë me shkrim për përjashtim nga detyrimet doganore në emër të personit që ka statusin e Para-Tetraplegjisë; (Ju lutem shkarkoni formularin këtu => Formular Aplikimi “Përjashtim nga detyrimet doganore”)
  2. Fotokopje të noterizuar të librezës që vërteton që kërkuesi ka statusin e të sëmurit (invalid) paraplegjik ose tetraplegji;
  3. Dokument identiteti i noterizuar i personit që ka statusin e invalidit para dhe tetraplegjik;
  4. Certifikatë familjare;
  5. Dokument mbi pronësinë e mjetit, kontratë shitje ose dhurimi te noteri. Në rastet kur i sëmuri nuk mund të firmose kontratën, në vend të tij firmos kujdestari ligjor. Në rastet kur firmos kujdestari duhet deklarata e kujdestarisë. Fuqia motorike e makinës të jetë deri në 2500 kubike dhe me numer vendesh jo më shumë se 4+1;
  6. Prokurë e posaçme për përdorimin e makinës te noteri ku personi qe ka statusin paraplegjik dhe tetraplegjik, deklaron personin qe do të drejtojë makinën. Prokura nënshkruhet nga personi që ka statusin  ose kujdestari. Kur përdoruesi i makinës nuk është ne çertificatë familjare me personin që ka statusin, duhet dokument identiteti i shoferit i noterizuar;
  7. Shkresë  nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore ku të tregohet  nëse  kërkuesi ka përfituar herë tjetër përjashtim nga detyrimet doganore dhe nëse po, kur dhe për cilin lloj mjeti;
  8. Deklaratë te noteri nga invalidi ose familjarët e tij që makina do përshtatet për të sëmurin pas zhdoganimit;
  9. 2 fotografi të makinës, njëra me invalidin në makinë.

Si mund të aplikoj?

Dokumentacioni i sipërcituar dorëzohet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shhtetëror. Procedura vijon me mbledhjen e komisionit të vlerësimit dhe marrjen e vendimeve, duke pajisur aplikuesin me vërtetim drejtuar Degës përkatëse të doganës.

Kushtet e marrjes së vërtetimit për përjashtim nga detyrimet doganore

Secili dokument është përjashtues, por më thelbësore janë:

  1. Përfituesi duhet të ketë statusin e invalidit  Para /Tetraplegjik;
  2. Makina duhet të jetë në emër të invalidit, jo më shumë se 2500 kubik dhe numri i vendeve jo më shumë se 4+1;
  3. Vetë aplikuesi ose kujdestari i tij duhet t’i dorëzojë dokumentat personalisht pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror që ndodhet në Tiranë.


Njoftime
  • 16 ditët e aktivizimit kundër dhunës Më shumë...
  • Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar Më shumë...
  • Talentet e Fëmijëve të Shtëpisë sonë të madhe Më shumë...
  • Bashkojmë fuqitë për të fuqizuar ligjet për mbrojtjen e fëmijëve Më shumë...
  • Gëzuar 1 Qershorin gjithë fëmijëve të qendrave tona Më shumë...