Misioni
Shërbimi Social Shtetëror ka për mision zbatimin e politikave, legjislacionin e ndihmës ekonomike, pagesës për personat me aftësi të kufizuar dhe shërbimeve shoqërore në të gjithë vendin për :
- 29 Institucione të Përkujdesit Shoqëror,
- 12 Drejtori Rajonale,
- Administrata Qendrore e Shërbimit Social Shtetëror si edhe,
- 61 njësi të qeverisjes vendore.
Këtë mision e realizon nëpërmjet:
- Administrimit të Shërbimeve Shoqërore për individët në nivel kombëtar;
- Programimit dhe detajimit të fondeve te ndihmës ekonomike;
- Programimit dhe detajimit të fondeve te pagesës për personat me aftësi të kufizuar;
- Programimit dhe detajimit të fondeve per shërbimet shoqërore;
- Kontrollit te zbatimit të legjislacionit dhe përdorimit të fondeve buxhetore për ndihmën; ekonomike, pagesën e personave me aftësi të kufizuar dhe shërbimet e shoqërore;
- Administrimit të Regjistrit Elektronik Kombëtar për aplikantët dhe përfituesit e ndihmës ekonomike, të pagesës së aftësisë së kufizuar dhe të shërbimeve të përkujdesit shoqëror;
- Monitorimit të standardeve të shërbimeve sociale në nivel kombëtar.
Mbulon shpenzimet për financimin e:
- Familjeve të skemës së Ndihmës Ekonomike;
- Kompensimit të pagesave të Personave me Aftësi të Kufizuar;
- Shërbimit në institucionet e kujdesit social;
- Shpenzimeve administrative për Administratën Qendrore;
- Shpenzimeve administrative për Drejtoritë Rajonale;
- Shpenzimeve për investime.
Financohet nga:
- Kontributet e buxhetit të shtetit;
- Kontributet e pakta nga donacione e sponsorizime.
ALOKIMI I FONDEVE BUXHETORE
Institucionet për të cilat alokohen fondet:
- Institucionet e përkujdesit;
- Drejtoritë Rajonale;
- Administrata e Shërbimit Social Shtetëror;
- Njësitë administative për Ndihmë Ekonomike dhe PAK.
TREGUESIT PËR DETAJIMIN E FONDEVE
Institucionet e përkujdesit
- Numri i përfituesve të vendosur në institucionet rezidenciale;
- Numri i përfituesve të vendosur në institucione ditore;
- Numri i përfituesve që përfitojnë kuotë vetjake;
- Ditët e qendrimit në institucion për rezidencialët 365 ditë dhe ditorët 269 ditë;
- Masa e kuotës ushqimore dhe vetjake.
Drejtoritë Rajonale
- Numri i kontrolleve për të gjitha njësitë vendore;
- Numri i kontrolleve dy herë, për njësitë më problematike;
- Përdorimin e drejtë të fondeve të akorduara në cash;
- Shpenzime për udhëtime dhe dieta;
- Shërbime të tjera si energji elektrike, shërbime postare e telefonike.
Administrata e Shërbimit Social Shtetëror
- Numri i kontrolleve për 12 Drejtoritë Rajonale, 29 Institucionet e Përkujdesit si edhe disa nga njësitë vendore;
- Numri i kontrolleve dy herë, për njësitë më problematike;
- Shpenzime për udhëtime e dieta brenda dhe jashtë vendit;
- Shërbime të tjera si energji elektrike, shërbime postare e telefonike;
- Karburant, siguri, kancelari etj.
Për Ndihmë Ekonomike
- Vlerësimin social-ekonomik të gjëndjes së familjes apo anëtarëve të saj;
- Struktura e familjeve dhe grupet përfituese sipas treguesve të njësive të pushtetit vendor;
- Masa plotë e përfitimit të ndihmës ekonomike sipas strukturës për çdo familje përfituese dhe për çdo grup përfituesish;
- Masa e ndihmës ekonomike mujore të pjesshme, duke zbritur vlerësimin e të ardhurave;
- Fondet faktike të shpenzuara për çdo dy-mujor paraardhës, i cili ka shërbyer për planifikimin e dy-mujorit pasardhës.
Për PAK
- Personat e paaftë të lindur ose të bërë gjatë jetës;
- Personat e verbër;
- Paraetetraplegjikët;
- Invalidët e punës;
- Shkallëzimin në % të kategorive përfituese;
- Kompensimet e energjisë dhe telefonisë fikse për kategoritë e të verbërve dhe paraetetraplegjikeve;
- Masa e përfitimit për çdo kategori si dhe numri i personave me aftësi të kufizuar sipas të dhënave të ardhura nga njësitë vendore;
- Fondet faktike të shpenzuara për çdo dy-mujor paraardhës, të cilët kanë shërbyer për planifikimin e dy-mujorit pasardhës.