Të moshuar

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

RRETH SHËRBIMEVE PËR TË MOSHUARIT

Shërbimet sociale për të moshuarit në vend funksionojnë sipas standardeve të miratuara për çdo tipologji shërbimi dhe ofrohen si:

  • Shërbime rezidenciale;
  • Qendra Ditore;
  • Asistencë në banesë.

 

Shërbimet në qendrat rezidenciale për të moshuarit, përfitohet nga individët që plotësojnë  kriteret e mëposhtme:

  1. përfituesit e shërbimit kanë mbushur moshën për pension sipas legjislacionit në fuqi;
  2. përfitojnë pension social ose pension minimal në përputhje me legjislacionin përkatës;
  3. nuk zotërojnë banesë apo llogari bankare;
  4. janë të vetmuar dhe të braktisur sipas verifikimeve të kryera nga punonjësi social në njësinë e qeverisjes vendore për vlerësimin dhe referimin e rastit.

 

Si aplikohet për përfitimin e shërbimit rezidencial për të moshuar:

Procesi i përfitimit të shërbimeve rezidenciale fillon me kërkesën e paraqitur nga:

  1. individi apo familja në nevojë për shërbimin specifik;
  2. punonjësi i Njësisë së Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit të Rastit;
  3. organizata joqeveritare dhe ofrues të shërbimeve publike e jopublike;
  4. punonjësi i policisë së shtetit;
  5. punonjësi apo institucionet që janë në kontakt me individin apo familjen në nevojë për shërbim;
  6. çdo person tjetër i interesuar.

 

Pas depozitimit të kërkesës me shkrim nga të interesuarit, punonjësi social në njësinë e qeverisjes vendore për vlerësimin dhe referimin e rastit plotëson dosjen e individit me këto dokumente dhe të dhëna:

  1. certifikatën personale nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile i vitit 2010;
  2. certifikatën familjare nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile i vitit 2010;
  3. fotografinë e individit ( 2 copë);
  4. raportin mjekësor që përcakton gjendjen shëndetësorep;
  5. vërtetimin nga sigurimet shoqërore me masën dhe llojin e pensionit që përfiton, nga sistemi i Institutit të Sigurimeve Shoqërore;
  6. verifikimin e gjendjes social-ekonomike të familjes të kryer nga administrator shoqëror sipas formularit të posaçëm të miratuar me udhëzim të ministrit përgjegjës për çështjet sociale;
  7. vërtetimi nga ZRPP-ja dhe ALUIZNI për pronat që ka në zotërim;
  8. verifikimin nga sistemi bankar të burimeve financiare të individit, i marrë me autorizimin përkatës të individit.

Shërbimet në qendrat ditore për të moshuarit, përfitohet nga individët që plotësojnë  kriteret e mëposhtme:

  1. të jenë të moshuar që kanë mbushur moshën për pension sipas legjislacionit në fuqi;
  2. të përfitojnë pension social ose pension minimal në përputhje me legjislacionin përkatës;
  3. të jenë të vetmuar e të braktisur sipas verifikimeve të kryera nga Njësia e Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit të Rastit.

Procedurat për përftimin e shërbimeve komunitare ditore

-Procesi i përfitimit të shërbimeve komunitare ditore fillon me kërkesën e paraqitur nga:

  1. individi apo familja në nevojë për shërbimin specifik;
  2. punonjësi i Njësisë së Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit të Rastit;
  3. organizata joqeveritare dhe ofrues të shërbimeve publike e jopublike;
  4. punonjësi i policisë së shtetit;
  5. punonjësi apo institucionet që janë në kontakt me individin apo familjen në nevojë për shërbim;
  6. çdo person tjetër i interesuar.

 

Si aplikohet për përfitimin e shërbimit ditor për të moshuar:

Pas depozitimit të kërkesës me shkrim nga të interesuarit, punonjësi social në njësinë e qeverisjes vendore për vlerësimin dhe referimin e rastit plotëson dosjen e individit me këto dokumente dhe të dhëna:

  1. certifikatën e gjendjes civile nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile i vitit 2010;
  2. certifikatën familjare nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile i vitit 2010;
  3. fotografinë e individit ( 2 copë);
  4. raportin nga komisioni mjekoligjor, që përcakton gjendjen shëndetësore të personit;
  5. vërtetimi nga sigurimet shoqërore për masën e pensionit që përfiton nga sistemi i Institucionit të Sigurimeve Shoqërore;
  6. verifikimin mbi gjendjen social-ekonomike të familjes.

Pranimi në sistemin e shërbimeve të kujdesit shoqëror

  1. Pranimi në sistemin e shërbimeve të kujdesit shoqëror fillon me kërkesën e individit në nevojë, përfaqësuesit të tij, psikologut, por mund të fillojë edhe kryesisht nga punonjësi social i njësisë së qeverisjes vendore kur konstatohet situata e nevojës për shërbime;
  2. Kërkesa për të përfituar shërbime të kujdesit shoqëror paraqitet te punonjësi social i njësisë së vlerësimit të nevojave dhe referimit në strukturën e posaçme për shërbimet shoqërore të njësisë së qeverisjes vendore;
  3. Këshilli bashkiak vendos për miratimin ose refuzimin e kërkesës për pranim në sistemin e shërbimeve të kujdesit shoqëror, brenda 15 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës;
  4. Në rast se shërbimi i kujdesit shoqëror për individin nuk ofrohet nga ajo njësi e qeverisjes vendore, kryetari i bashkisë referon rastin te një njësi tjetër e qeverisjes vendore, vetë ose nëpërmjet drejtorisë rajonale të Shërbimit Social Shtetëror.

Sistemi i përkujdesit social për të moshuar:

Aktualisht i tërë sistemi i përkujdesit social për të moshuarit përbëhet nga institucione rezidenciale publike dhe jo publike.

Institucionet rezidenciale publike për të moshuar:

  • Shtëpia e të Moshuarve, Tiranë;
  • Shtëpia e të Moshuarve, Shkodër;
  • Shtëpia e të Moshuarve, Kavajë;
  • Shtëpia e të Moshuarve, Fier;
  • Shtëpia e të Moshuarve, Gjirokastër;
  • Qendra Polivalente për Shërbime të Përkujdesit Shoqëror për të Moshuar, Poliçan.

Qendrat ditore publike për të moshuar:

  • Qendra Polivalente Ditore, Kamëz;
  • Qendra Ditore Polivalente, Sarandë.

Shërbimi për të moshuarit në qendrat rezidenciale është i garantuar, cilësor dhe i bazuar në standartet e shërbimit të miratuara nga Qeveria Shqiptare. Në shërbim të të moshuarve ka stafe me punonjës të specializuar për këtë tipologji shërbimesh, ekipe multidisiplinare që realizojnë vlerësimin e personalizuar të nevojave për çdo të moshuar dhe njëkohësisht kanë hartuar dhe planin e ndërhyrjeve individuale për plotësimin e nevojave të identifikuara.

Për më tepër informacione mund të referoheni

Plani Kombëtar i Veprimit mbi Moshimin 2020-2024, Ligji nr.121/2016 “për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”, VKM-së 518/2018 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror komunitar e rezidencial, kriteret, procedurat për përfitimin e tyre dhe masën e shumës për shpenzime personale për përfituesit e shërbimit të organizuar”, Udhëzim nr.581/2017 “për miratimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore, asistencë shtëpiake, për të moshuarit”, Udhëzim nr.168/2024 “Për miratimin e standardeve të shërbimit të përkujdesit shoqëror për të moshuar në qendra rezidenciale dhe manuali i zbatimit”, VKM –së nr.823/2006 “Për standarded e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për të moshuarit në qendrat ditore”.


Njoftime
  • 16 ditët e aktivizimit kundër dhunës Më shumë...
  • Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar Më shumë...
  • Talentet e Fëmijëve të Shtëpisë sonë të madhe Më shumë...
  • Bashkojmë fuqitë për të fuqizuar ligjet për mbrojtjen e fëmijëve Më shumë...
  • Gëzuar 1 Qershorin gjithë fëmijëve të qendrave tona Më shumë...