Publikuar më: 20 Janar, 2025
Mundësi të reja për personat me aftësi të kufizuara
Special Olympics Albania dhe Shërbimi Social Shtetëror kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për të përmirësuar cilësinë e jetesës për personat me aftësi të kufizuara intelektuale. Kjo marrëveshje fokusohet në fushat e edukimit, sportit dhe shëndetit, dhe synon të ofrojë mundësi për edukim të barabartë, trajnime sportive dhe kujdes shëndetësor cilësor për të gjithë. Ajo do të rrisë bashkëpunimin ndërinstitucional me Qendrat Shërbimit Social Shtetëror në të gjithë Shqipërinë.