Publikuar më: 20 Shkurt, 2025

Shpallje Nr.349: – Pozicioni “Specialist / Sektori i Projekteve, DPSHSSH, Tiranë”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror” i ndryshuar, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për:

Specialist, në Sektorin e Projekteve në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, pranë Drejtorisë së Përgjthshme të Shërbimit Social Shtetëror.

Kandidati/ja që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

• Të jetë shtetas shqiptar;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të ketë përfunduar arsimin e lartë Shkencat Shoqërore;
• Preferohet të ketë eksperiencë pune për hartimin e projekteve;
• Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
• Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
• Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 06.03.2025, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:

– Kërkesën për aplikim;
– Jetëshkrimin (CV);
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
– Fotokopje të librezës së punës;
– Fotokopje të kartës së identitetit;
– Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
– Çertifikatë familjare;
– Vërtetim banimi;
– Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
– Çertifikata të kualifikimeve;
– Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 10.03.2025, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkursi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të Shërbimit Social Shtetëror, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

1. Ligji 107/2021 “Për bashkëqeverisjen”
2. Ligji Nr.119/2014 “Për të drejtën e Informimit”.
3. Ligji për “Mbrojtjen e të dhënave personale”

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al.

 

Shënim: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të njoftohen për vazhdimin e procedurës së rekrutimit.


Shërbime