Publikuar më: 20 Shkurt, 2025

Shpallje Nr.350: – Pozicioni “Specialist / Sektori i Shërbimeve Sociale, DPSHSSH, Tiranë”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror” i ndryshuar, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për:

Specialist, në Sektorin e Shërbimeve Sociale për të rritur, në Drejtorinë e Shërbimeve Sociale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror.

Kandidati/ja që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

• Të jetë shtetas shqiptar;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fushën e Shkencave Shoqërore të nivelit Master Shkencor/Master Profesional;
• Preferohet të ketë eksperiencë pune në profesion të paktën 1 vite;
• Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
• Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
• Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 06.03.2025, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:

– Kërkesën për aplikim;
– Jetëshkrimin (CV);
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
– Fotokopje të librezës së punës;
– Fotokopje të kartës së identitetit;
– Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
– Çertifikatë familjare;
– Vërtetim banimi;
– Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
– Çertifikata të kualifikimeve;
– Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 10.03.2025, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkursi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të Shërbimit Social Shtetëror, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

1. VKM Nr. 135, datë 7.3.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, i ndryshuar;
2. Ligji Nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e SHqipërisë”
3. Vendim nr. 152, datë 13.03.2024 “Për miratimin e strategjisë kombëtare të mbrojtjes sociale 2024–2030 dhe të planit të veprimit në zbatim të saj;
4. Vendimi Nr. 518, datë 04.09.2018 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror komunitar e rezidencial, kriteret, procedurat për përfitimin e tyre dhe masën e shumës për shpenzime personale për përfitues”;

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al.

 

Shënim: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të njoftohen për vazhdimin e procedurës së rekrutimit.


Shërbime