Bonusi i Bebes
Bonusi i bebes është një shërbim që ofrohet prej vitit 2019. Bonusi i bebes është ndihmë e menjëhershme financiare për nënat me foshnja të porsalindura. Pranë Shërbimit Social Shtetëror ofrohet shërbimi i lëshimit të bonusit të bebes për fëmijët e lindur në strukturat spitalore private dhe për fëmijët e lindur jashtë vendit kur prindërit nuk janë rezidentë jashtë vendit.
Përcaktimin e masës së ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi) për nënat me foshnja të porsalindura dhe procedurën e dhënies së tij, si më poshtë vijon:
a) Në masën 40 000 (dyzet mijë) lekë për lindjen e fëmijës së parë;
b) Në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë për lindjen e fëmijës së dytë;
c) Në masën 120 000 (njëqind e njëzet mijë) lekë për lindjen e fëmijës së tretë dhe fëmijëve të tjerë në vijim;
ç) Për nënat që lindin binjakë, masa e përfitimit do të jetë në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë për secilin fëmijë;
d) Për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfitimit do të jetë në masën 120 000 (njëqind e njëzet mijë) lekë për secilin fëmijë.
Shërbimi ofrohet pranë zyrave të Drejtorive Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror që mbulon qarkun në të cilën është regjistruar fëmija. Për më tepër informacion, shfletoni legjislacionin si më poshtë vijon:
Ligji Nr.792023 PËR NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 572019 “PËR ASISTENCËN SOCIALE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”.
VENDIM Nr. 824, datë 28.12.2023 PËR NJË SHTESË DHE NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 288, DATË 10.4.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E MASËS DHE TË PROCEDURËS SË DHËNIES SË NDIHMËS SË MENJËHERSHME FINANCIARE PËR FOSHNJAT E PORSALINDURA DHE MËNYRËN E BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET INSTITUCIONEVE TË SHËRBIMIT SPITALOR DHE ATYRE TË GJENDJES CIVILE”
VENDIM Nr.288, datë 10.4.2020 PËR PËRCAKTIMIN E MASËS DHE TË PROCEDURËS SË DHËNIES SË NDIHMËS SË MENJËHERSHME FINANCIARE PËR FOSHNJAT E PORSALINDURA DHE MËNYRËN E BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET INSTITUCIONEVE TË SHËRBIMIT SPITALOR DHE ATYRE TË GJENDJES CIVILE
Udhëzim Nr.715 datë 11.10.2018 “Për përcaktimin e veprimeve dhe procedurës që kryejnë nëpunësit e zyrave të gjendjes civile dhe personi