Publikuar më: 18 Shtator, 2024
Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror znj. Reme Xholi së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Albana Koçiu, vizituan fëmijët e Qendrës së Zhvillimit Rezidencial Durrës. Gjatë takimit iu dha rëndësi promovimit të të drejtave dhe mirëqenies së personave me aftësi të kufizuara në çdo nivel të shoqërisë, në mënyrë që ata mund të marrin pjesë plotësisht, në mënyrë të barabartë me të tjerët në shoqëri dhe të mos përballen me barriera në të gjitha aspektet e jetës së tyre.