Fëmije

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Institucionet e përkujdesit për fëmijë

Në zbatim të Ligjit Nr 121/2016 “Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë në Shqipëri” funksionon një sistem i integruar dhe i organizuar përfitimesh dhe lehtësirash, të cilat ofrohen nga profesionistët  të fushave përkatëse të subjekteve publike dhe jopublike, me qëllim sigurimin e mirëqënies, pavarësisë dhe përfshirjes shoqërore të individëve e të familjeve që kanë nevojë për përkujdes shoqëror.

Institucionet publike të përkujdesit për fëmijë financohen nga shteti nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror ose Bashkive dhe menaxhohen në nivel qendror dhe lokal. Rreth 80 % e  gjithë fëmijëve të cilët trajtohen në shtëpitë e fëmijeve  janë fëmijë me interesim nga prindërit apo të afërmit, dhe vetëm një pjesë e vogël janë të braktisur të cilët birësohen apo kalojnë në familje kujdetare. Pjesa tjetër e fëmijëve me interesim përfshihen në programet afatgjata të trajtimit në institucion duke i dhënë prioritet rikthimit sa më shpejt në familjet e tyre biologjike në mënyrë uljen e kohëqëndrimit.

Për Shërbimin Social Shtetëror dhe gjithë strukturat për mbrojtjen e fëmijëve, është parësore bashkimi i fëmijëve me familjen biologjike, kujdestare apo birësimi i tyre, dhe në rastet e pamundësisë, fëmijë u sigurohen shërbime me qëllimi integrimin e tyre në komunitet nëpërmjet shërbimeve të organizuara me bazë familjen dhe jetesë gjysëm të pavarar.

SHSSH  koordinon punën me gjithë institucionet vendore dhe qendrore për të krijuar mekanizma efektivë të koordinimit dhe monitorimit të mbrojtjes së fëmijëve për të siguruar zbatim, monitorim dhe ofrim më të mirë të shërbimeve të integruara të mbrojtjes së fëmijëve.

 

IPSH të cilat administrohen nga ShSSh:

  • Shtëpia e Fëmijës 0-5 vjeç “Hannah dhe Rozafa” -Tiranë
  • Shtëpia e Fëmijës  “Zyber Hallulli”- Tiranë
  • Shtëpia e Fëmijës 16-18 vjeç – Shkodër

 

IPSH publike të cilat administrohen nga Bashkitë:

  • Shtëpia e Fëmijës 0-5 vjeç, Durrës,
  • Shtëpia e Fëmijës 0-5 vjeç Shkodër,
  • Shtëpia e Fëmijës 0-5 vjeç, Korçë
  • Shtëpia e Fëmijës 0-5 vjeç, Vlorë
  • Shtëpia e Fëmijës 6-15 vjeç, Shkodër,
  • Shtëpia e Fëmijës 6-15 vjeç, Sarandë

 

Në institucionet publike të përkujdesit për fëmijë ofrohen:

  • Shërbimet bazë dhe përkujdes për plotësimin e çdo nevoje.
  • Shërbim psiko- social nga punonjësit social dhe psikologët.
  • Shërbim mjekësor.
  • Edukim i vazhduar.
  • Aktivitete të ndryshme argëtuese/sociale dhe ofrimi i kurseve sipas prirjeve  të cdo fëmije.
  • Koordinim dhe bashkëpunim me strukturat përgjegjëse PMF për mbajtjen e lidhjeve me familjen dhe rikthimin sa më shpejt në familjet e tyre.

 

Kriteret për përfitimit të Shërbimeve të Përkujdesit shoqëror për fëmijë:  

VKM  nr. 518, datë 04.09.2018 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror komunitar e rezidencial, kriteret, procedurat për përfitimin e tyre dhe masën e shumës për shpenzime personale për përfituesit e shërbimit të organizuar”

Kërkesa për marrjen e shërbimit në qendra komunitare apo shërbim rezidencial, me përjashtim të shërbimeve të emergjencës, kryhet pranë punonjësit social në njësinë e qeverisjes vendore për vlerësimin dhe referimin e rastit, i cili drejton procesin e përgatitjes së dokumentacionit të nevojshëm për përdorimin e shërbimit specifik dhe i siguron dokumentet e nevojshme nëpërmjet kërkesës në institucionet përkatëse ose Regjistrit Elektronik Kombëtar.

Punonjësi social në njësinë e qeverisjes vendore për vlerësimin dhe referimin e rastit, brenda 10 ditësh nga fillimi i procesit të përfitimit të shërbimit, pasi merr informacionin e plotë nga sistemet e jashtme, e kalon informacionin te komisioni multidisiplinar, i ngritur në përputhje me legjislacionin në fuqi, për të bërë vlerësimin e plotë të rastit.

 

Trajtimi i fëmijës në situatat e emergjencës

Në rast se një punonjës social i njësisë së qeverisjes vendore informohet ose beson në mënyrë të arsyeshme se fëmija ndodhet në situatë emergjence, ndërmerr veprimet e mëposhtme:

  1. a) largon fëmijën nga vendndodhja aktuale dhe e strehon atë në strehën e përkohshme më të afërt;
  2. b) ndihmon fëmijën duke e dërguar në spital ose informon menjëherë policinë në rast se situata e kërkon;
  3. c) komunikon me fëmijën për të kuptuar situatën e tij;

ç) informon fëmijën mbi hapat që duhen ndjekur sipas këtij neni.

  1. d) referon fëmijën në njësinë e mbrojtjes së fëmijës.

Menjëherë pas dërgimit të fëmijës në strehën e përkohshme, punonjësi social informon prindërit ose përfaqësuesin ligjor të fëmijës.

Streha e përkohshme ku është strehuar fëmija bën kërkesë për urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje në gjykatën kompetente, në mënyrë që të sigurohet mbrojtja e fëmijës, duke legjitimuar qëndrimin e tij në qendrat e kujdesit shoqëror.

Në rast se gjykata lëshon urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes, fëmija qëndron në qendrat e kujdesit shoqëror, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë ligj.

Pas lëshimit të urdhrit të mbrojtjes, institucioni i kujdesit shoqëror, në rast se e diktojnë rrethanat, paraqet përpara gjykatës një kërkesë për vendosjen ose zëvendësimin e kujdestarisë.

Në rast se gjykata nuk e gjykon të arsyeshëm lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, punonjësi social i njësisë së qeverisjes vendore monitoron mirëqenien e fëmijës pranë familjes.

 

Shërbimi i emergjencës 72 orë, sipas përcaktimit të pikës, ofrohet në mënyrë të menjëhershme dhe dokumentacioni i pranimit është:

  1. a) urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes – për viktima të dhunës në familje dhe fëmijët e tyre;
  2. b) urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes ose procesverbali i policisë – për fëmijë pa kujdes prindëror ose të dhunuar, të shfrytëzuar, të abuzuar, fëmijë me aftësi të kufizuara;
  3. c) urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes ose procesverbali i policisë – për të moshuar të braktisur në situatë rruge.

 

Brenda 24 orëve nga vendosja në shërbimin e emergjencës, punonjësi social i shërbimit njofton punonjësin social në njësinë e qeverisjes vendore për vlerësimin dhe referimin e rastit për të vijuar me menaxhimin e rastit.

 

Shërbimi rezidencial për fëmijë,

Përfitohet nga individët që plotësojnë këto kritere:

  1. a) fëmijë të moshës 0-18 vjeç, që i kanë vdekur prindërit dhe nuk është bërë i mundur në mënyrë të menjëhershme shërbimi i kujdesit në familje kujdestare apo birësimi;
  2. b) fëmijë i lindur jashtë martese dhe që, për rrethana të gjendjes ekonomiko-shoqërore, nuk mund ta rrisë njëri nga prindërit;
  3. c) prindërve të fëmijës u është hequr e drejta prindërore me vendim gjykate të formës së prerë;

ç) prindërit e fëmijës janë ndaluar/arrestuar ose dënuar me vendim të formës së prerë me heqje lirie dhe deklarojnë me vullnet të lirë sistemimin e fëmijës në shërbimet e përkujdesjes shoqërore;

  1. d) fëmija është deklaruar i braktisur nga gjykata në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi;

gjykata, me vendim të formës së prerë, ka vendosur sistemimin e fëmijës në institucionet e përkujdesjes shoqërore, pavarësisht nga gjendja familjare;

  1. e) familjet e të cilëve deklarojnë se janë në krizë të rëndë sociale për shkak se prindërit janë të divorcuar ose janë rimartuar;

ë) prindërit e të cilëve shtrohen në spital ose dërgohen për kurim jashtë shtetit dhe deklarojnë me vullnet të lirë sistemimin e fëmijëve në institucionet e përkujdesjes shoqërore deri sa njëri ose të dy prindërit janë fizikisht të aftë për t’u kujdesur për fëmijët;

  1. f) fëmijë që nuk mbikëqyren më ose janë larguar nga prindi apo kujdestari, deri në momentin e identifikimit dhe gjetjes së prindit apo kujdestarit të tyre.

 

Pas depozitimit të kërkesës me shkrim nga të interesuarit, sipas përcaktimeve të bëra në pikën 13, të kreut III, të këtij vendimi, punonjësi social në njësinë e qeverisjes vendore për vlerësimin dhe referimin e rastit/Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve plotëson dosjen e individit me këto dokumente dhe të dhëna:

  1. a) certifikatën e lindjes nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile i vitit 2010;
  2. b) fotografitë e fëmijës (2 copë);
  3. c) certifikatën familjare nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile i vitit 2010;

ç) certifikatën e vdekjes së prindërve, sipas rastit, nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile;

  1. d) vendimin e gjykatës për heqjen e së drejtës prindërore ose kopje të noterizuar të tij, sipas rastit;
  2. dh) deklaratën e noterizuar të nënës ose, në pamundësi, deklaratën zyrtare të drejtorit të institucionit shëndetësor ku është braktisur fëmija, në rastet e braktisjes së fëmijës në maternitet, si dhe dokumentacionin e përcaktuar në nenin 8, të ligjit nr.18/2017, “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës”;
  3. e) epikrizën shëndetësore, kartelën mjekësore ose fotokopjen e saj, me të dhënat laboratorike dhe për vaksinimin;

ë) procesverbalin e lindjes së fëmijës në rastin kur fëmija është braktisur në maternitet;

  1. f) procesverbalin dhe urdhrin e mëparshëm të pranimit/transferimit të fëmijës me vendim komisioni, në rastin e lëvizjes së tij nga një institucion në tjetrin, për shkak të moshës;
  2. g) fotokopje të kartës së identitetit të prindërve;
  3. gj) dokumentin e shkollës që ka ndjekur fëmija;

h)deklaratën noteriale për dhënien e pëlqimit të të dy prindërve ose të kujdestarit/kujdestarëve për vendosjen e tij në institucion;

  1. i) verifikimin e gjendjes social-ekonomike të familjes të kryer nga administratori shoqëror sipas formularit të posaçëm të miratuar me udhëzim të ministrit përgjegjës për çështjet sociale;
  2. j) dokumentet e noterizuara të pronësisë së banesës, si dhe dokumente të tjera për të drejtat pasurore, kur fëmija është trashëgimtar i drejtpërdrejtë, për rastet kur prindërit kanë vdekur ose kur, me vendim gjykate, u është hequr e drejta prindërore;
  3. k) të dhëna nga struktura policore të interesuara sipas rastit, komisariati i policisë që mbulon territorin ku banon.

 

Periudha e sistemimit të fëmijëve nga materniteti në shtëpinë e foshnjës është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga data e lindjes së fëmijës, por mund të zgjatet në varësi të gjendjes shëndetësore të fëmijës.


Njoftime
  • 16 ditët e aktivizimit kundër dhunës Më shumë...
  • Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar Më shumë...
  • Talentet e Fëmijëve të Shtëpisë sonë të madhe Më shumë...
  • Bashkojmë fuqitë për të fuqizuar ligjet për mbrojtjen e fëmijëve Më shumë...
  • Gëzuar 1 Qershorin gjithë fëmijëve të qendrave tona Më shumë...