PAK

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

RRETH SHËRBIMEVE PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR

Shërbimet sociale për personat me aftësi të kufizuar në vend funksionojnë sipas standardeve të miratuara për çdo tipologji shërbimi dhe ofrohen si:

  • Shërbime rezidenciale;
  • Qendra Ditore;
  • Qendra terapeutike
  • Shërbime në familje.

 

Shërbimet në qendrat rezidenciale për personat me aftësi të kufizuar, përfitohet nga individët që plotësojnë  kriteret e mëposhtme:

 

  1. Vendimi i komisionit përgjegjës të vlerësimit të aftësisë së kufizuar: i. mendore; fizike; sensore;
  2. Mosha e përfituesve të këtij shërbimi është nga 0–21 vjeç;
  3. Nevoja për terapi zhvillimi për personat me aftësi të kufizuara, të cilët nuk mund t’i përfitojnë përmes shërbimeve komunitare.

 

Si aplikohet për përfitimin e shërbimit rezidencial për personat me aftësi të kufizuar:

 

Procesi i përfitimit të shërbimeve rezidenciale fillon me kërkesën e paraqitur nga:

  1. Prindërit/kujdestari ligjor i personit me aftësi të kufizuar;
  2. punonjësi i Njësisë së Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit të Rastit;
  3. organizata joqeveritare dhe ofrues të shërbimeve publike e jopublike;
  4. punonjësi i policisë së shtetit;
  5. punonjësi apo institucionet që janë në kontakt me individin apo familjen në nevojë për shërbim;
  6. çdo person tjetër i interesuar.

 

Pas depozitimit të kërkesës me shkrim nga të interesuarit njësia për mbrojtjen e fëmijëve plotëson dosjen e individit me të dhënat:

 

  1. a) Certifikatën e lindjes nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile;
  2. b) Certifikatën familjare nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile;
  3. c) Vendimin e komisionit përgjegjës të vlerësimit të aftësisë së kufizuar;

ç) Fotografinë e individit (2 copë);

  1. d) Verifikimin e gjendjes social-ekonomike të familjes, si dhe të të ardhurave personale të personit me aftësi të kufizuar, të lëshuar nga administratori shoqëror i njësisë së qeverisjes vendore, sipas formularit të posaçëm të miratuar me udhëzim të ministrit përgjegjës për çështjet sociale;
  2. dh) Kërkesën për sistemimin e personit në institucion;
  3. e) Dokumentin e shkollës që ka ndjekur personi;

ë) Deklaratën me shkrim, të noterizuar, për dhënien e pëlqimit të prindit ose të kujdestarit për pranimin e personit në institucion.

 

Sistemi i përkujdesit social për personat me aftësi të kufizuar:

 

Aktualisht i tërë sistemi i përkujdesit social për personat me AK përbëhet nga institucione rezidenciale publike dhe jo publike.

 

Institucionet rezidenciale publike për PAK:

  • Qendra e Zhvillimit, Tiranë;
  • Qendra e Zhvillimit, Shkodër;
  • Qendra e Zhvillimit, Durrës;
  • Qendra e Zhvillimit, Vlorë
  • Qendra e Zhvillimit, Berat
  • Qendra e Zhvillimit, Korçë

 

Qendrat ditore publike për PAK

  • Qendra e Zhvillimit ditore, Lezhë;
  • Qendra e Zhvillimit ditore, Korçë.

 

Shërbimi për personat me aftësi të kufizuar në qendrat rezidenciale është i garantuar, cilësor dhe i bazuar në standartet e shërbimit të miratuara nga Qeveria Shqiptare. Në shërbim personave me aftësi të kufizuar ka stafe me punonjës të specializuar (logoped, fizioterapist, ortofonist, okupacionist) për këtë tipologji shërbimi, ka ekipe multidisiplinare që realizojnë vlerësimin e personalizuar të nevojave për çdo përfitues me aftësi të kufizuar  dhe njëkohësisht kanë hartuar dhe planin e ndërhyrjeve individuale për plotësimin e nevojave të identifikuara.

 

Për më tepër informacione mund të referoheni

 

Ligjit nr.121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”, VKM-së 518/2018 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror komunitar e rezidencial, kriteret, procedurat për përfitimin e tyre dhe masën e shumës për shpenzime personale për përfituesit e shërbimit të organizuar”, VKM Nr.822, datë 6.12.2006 ‘Për standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror për personat me aftësi të kufizuar në qendrat rezidenciale dhe ditore”. Udhëzimi nr.597, datë 22.12.2017 ‘Për miratimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror e asistencë shtëpiake për PAK’. Udhëziminr.355 dt 02.02.2022”standardet e shërbimit të integruar lëvizës për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe familjet e tyre dhe manuali I zbatimit”.

 

 

 


Njoftime