Publikuar më: 20 Dhjetor, 2024
PAK më Afër
Finalizohet turi “PAK më Afër” që mblodhi në të 12 qarqet aktorët kryesorë të zinxhirit në të cilat personat me aftësi të kufizuar kalojnë, e komisionohen nëpërmjet vlerësimit Bio-Psiko-Social nga zyrat tona të shtrira tashmë shumë pranë banesave të qytetarëve. PAK qëndron si akronim i fjalëve Persona me Aftësi të Kufizuar, ndaj u zgjodh #PAKmëAfër si slogan, për të qënë më afër kësaj reforme tashmë të maturuar për të nxjerrë në pah të mirat dhe problematikat, pak më afër qytetarëve që trokasin në dyert e komisioneve të vlerësimit, pak më afër kësaj shtrese në nevojë që meriton një dedikim absolut nga struktura e SHSSH që përveç detyrës funksionale, përsa kohë kanë zgjedhur të jenë pjesë e SHSSH u takon të bëjnë pak më tepër, ku me pak më shumë punë arrihet një shërbim shumë më cilësor e më dinjitoz.