Përfitimet nga NE
Përfitime të tjera për familjet përfituese të Ndihmës Ekonomike
- Kompensimi i Energjisë Elektrike në masën 1288 lekë sipas VKM-së Nr.8, datë 14.01.2015 dhe VKM-së Nr.565, datë 09.08.2006;
- Vendosjen e matësve të ujit dhe lidhjen e kontratës së ujit pa pagesë sipas VKM-së Nr.18, datë 12.01.2018;
- Kompensimi për konsumin e sasisë minimale jetike të ujit të pijshëm, tarifës fikse, tarifës së kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotur urban sipas Udhëzimit 2, datë 26.3.2024;
- Përfitim i statusit të klientit në nevojë për furnizimin me gaz natyror sipas VKM-s Nr.8, datë 11.01.2024;
- Përjashtim nga tarifa e studimit në Universitet dhe Bursë shkollimi në masën 10.000 lekë për çdo fëmijë;
- Subvencion për arsimin e detyrueshëm në masën 300 lekë për çdo fëmijë/ tekstet shkollore falas për arsimin e detyrueshëm;
- Çerdhe dhe kopësht falas për fëmijët e familjeve në nevojë;
- Vizitë mjekësore falas/rimbursim i ilaçeve për familjet në nevojë;
- Subvencion për çdo vaksinë të kryer në masën 100 lekë;
- Subvencion strehimi/ bonus qeraje për familjet në nevojë;
- Punësim dhe formim profesional për familjet në nevojë të cilët kanë anëtarë në moshë aktive pune, në bashkëpunim me AKPA-në;
- Gratë e papuna me tre apo më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç, përfitues nga skema e NE-së, periudha e kujdesit ndaj fëmijës deri në moshën 5-vjeçare njihet si periudhë sigurimi për efekt përfitimi pensioni pleqërie dhe barrëlindjeje sipas VKM-së Nr. 751, datë 1.12.2022;
- Përjashtim nga tarifat për regjistrimin e pasurive të paluajtshme për familjet në nevojë.