Rreth PAK

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Rreth Aftësisë së Kufizuar

Skema e vlerësimit të aftësisë së kufizuar është një nga shtyllat kryesore të programeve të mbrojtjes sociale. Në bazë të Ligjit nr. 57/2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë” përfitues të pagesës për aftësinë e kufizuar janë:

  1. a) personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, të cilët deklarohen me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë se janë bërë të tillë, pavarësisht nga shkaku dhe mosha;
  2. b) personat me aftësi të kufizuar, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, si dhe personat e paaftë për punë, sipas Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, të cilët nuk plotësojnë kushtet ligjore për përfitim të pensionit të invaliditetit të punës sipas ligjit të sigurimeve shoqërore në Republikën e Shqipërisë;
  3. c) personat me aftësi të kufizuar, të deklaruar të tillë me vendim të Komisionit Shumëdisiplinor të Vlerësimit të Aftësisë së Kufizuar;

ç) personat, të cilët janë deklaruar invalidë pune me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, që përfitojnë pension invaliditeti dhe shtesë mujore mbi të, sipas Statusit të Invalidit të Punës.

Lidhur me invaliditetin e punës, një program i cili administrohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore:

  1. Invalidët, të cilët përfitojnë sipas shkronjave “a”, “b” e “c” të pikës 2 të vendimit nr.381, datë 20.5.1996, të Këshillit të Ministrave “Për zbatimin e ligjit nr.7889, datë 14.12.1994 “Për statusin e invalidit”, të ndryshuar, përfitojnë një shtesë mujore të barabartë me diferencën ndërmjet masës së përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi si përfitim paaftësie dhe të përfitimit të përcaktuar në vendimin nr.381, datë 20.5.1996 të Këshillit të Ministrave.
  2. Kjo shtesë u jepet invalidëve të punës pavarësisht nga të ardhurat e tjera që përfitojnë nga programet e mbrojtjes sociale dhe nuk llogaritet në të ardhurat e familjes. Ajo përfitohet edhe pas mbushjes së moshës për pension pleqërie.

Statusi i Para-Tetraplegjisë dhe Verbërisë

Statusi i të verbërit dhe para-tetraplegjisë vlerësohen nga KMCAP-et, në përbërje të të cilëve janë mjekë specialistë të fushave përkatëse, neurologjisë dhe okulistikës të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sipas legjislacionit në fuqi.

 


Njoftime
  • 16 ditët e aktivizimit kundër dhunës Më shumë...
  • Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar Më shumë...
  • Talentet e Fëmijëve të Shtëpisë sonë të madhe Më shumë...
  • Bashkojmë fuqitë për të fuqizuar ligjet për mbrojtjen e fëmijëve Më shumë...
  • Gëzuar 1 Qershorin gjithë fëmijëve të qendrave tona Më shumë...