Publikuar më: 13 Qershor, 2024
Shpallje nr.340: – Specialist (Mjek), në Qendrën Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit
Në zbatim të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për Miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, i ndryshuar Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për pozicionin e lirë të punës:
Specialist (Mjek), në Qendrën Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit:
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:
· Të jetë shtetas shqiptar;
· Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
· Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Mjekësisë;
· Të jetë i/e pajisur me licencën e mjekut;
· Preferohet të ketë eksperiencë pune në profesion;
· Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
· Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
· Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale;
· Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda dates 23.02.2024, në Drejtorinë Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:
– Kërkesën për aplikim;
– Jetëshkrimin (CV);
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
– Fotokopje të librezës së punës;
– Fotokopje të kartës së identitetit;
– Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
– Çertifikatë familjare;
– Vërtetim banimi;
– Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
– Çertifikata të kualifikimeve;
– Referenca pune.
Pas verifikimit paraprak në datën 26.02.2024, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
Ligji Nr.9131, datë 8.9.2003 “Per rregullat e etikes ne administraten publike”
Vendim nr. 195, datë 11.4.2007 “Për miratimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror, në qendrat rezidenciale, për personat e trafikuar ose në rrezik trafikimi.”
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al