Publikuar më: 13 Qershor, 2024
Shpallje nr.341: – Pozicioni “Koordinator Projekti”
Shërbimi Social Shtetëror në bashkëpunim me ASET, Regione Marche dhe Regione Liguria, po zbaton projektin “EldEARLY- Improving the elderly care system in Albania”, financuar nga IADSA II/2023/01. Ky projekt ka në fokus përmirësimin e sistemit të shërbimeve për moshën e tretë në Shqipëri, duke qenë se sipas të dhënave të INSTAT numri i popullsisë së moshuar në Shqipëri ka ardhur gjithnjë e më shumë duke u rritur. Nisur nga kjo tendencë është shumë e nevojshme ofrimi i shërbimeve sociale alternative dhe gjithëpërfshirëse për të moshuarit, për të shmangur vetminë, izolimin social dhe fizik, për të nxitur përfshirjen sociale dhe mos institucionalizimi i tyre. Qëllimi i projektit është të forcojë veprimet në mbështetje të të moshuarve vulnerabël, të paraprijë situatat e rrezikut dhe nevojës dhe të përmirësojë sistemin e mirëqenies sociale në Shqipëri, duke stimuluar përfshirjen e autoriteteve vendore dhe të tretëve në zhvillimi i një sistemi përkujdesi inovativ dhe të integruar. Në kuadër të këtij projekti Shërbimi Social Shtetëror kërkon të rekrutojë:
(1) Koordinator projekti
Detyrat e Koordinatorit të Projektit janë:
· Zhvillon zbatimin e projektit në konsultim të ngushtë me Menaxherin e Projektit dhe pjesën tjetër të stafit;
· Koordinon zbatimin e aktiviteteve bazuar në dokumentet përkatëse të projektit, duke përfshirë, sipas nevojës, mbikëqyrjen dhe udhëzimet e stafit apo/dhe ekspertëve me synimin për të arritur rezultatet e projektit;
· Koordinon përgatitjen dhe dorëzimin në kohë të raporteve dhe dokumenteve të kërkuara të projektit;
· Monitoron cilësinë e zbatimit të projektit gjatë gjithë zbatimit në mënyrë që të ruhen standardet e pritura;
· Mbikqyr punën e stafit të projektit;
· Organizon takime me partnerët e projektit dhe stafin e projektit;
· Kryen çdo detyrë tjetër në kuadër të zbatimit të projektit.
Kushtet e punës
Koordinatori i projektit do të ketë një kontratë pune me kohëzgjatje 4 muaj.
Kualifikimet dhe Eksperienca
· Diplomë universitare dhe studime pasuniversitar në shkenca ekonomike/administrative/financiare;
· Të paktën 5 vite eksperiencë profesionale në fushën e menaxhimit të projekteve;
· Njohuri shumë të mira në gjuhën italiane dhe angleze (të shkruar dhe të folur);
· Të njohë mirë mënyrën e hartimit të raporteve dhe mbledhjes se dokumentacionit sipas standardeve të kërkuara dhe të jetë korrekt në ndarjen e informacioneve me partnerët e projektit
· Aftësi të mira komunikimi dhe punës në grup.
Procedura e Aplikimit
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit si më poshtë:
· Kërkesë me shkrim;
· Curriculum vitae (CV) në formatin Europass;
· Letër motivimi;
· Fotokopje ID;
· Kopje e noterizuar e diplomave universitare;
· Kopje e noterizuar e librezës së punës ose dokument që vërteton eksperiencën në punë;
· Certifikata trajnimesh etj.
· Dëshmi penaliteti.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit deri më datë 13/07/2024, ora 14.00, në adresën: Shërbimi Social Shtetëror, Rruga e Durrësit, nr 83, Tiranë, Shqipëri”, si edhe në e-mail në adresën info@sherbimisocial.gov.al, duke qartësuar në subjekt pozicionin për të cilin po aplikoni.
Shënim: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të njofton për vazhdimin e procedurës së rekrutimit.