Publikuar më: 13 Qershor, 2024

Shpallje nr.343: – Pozicioni “Menaxher Financiar”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Shërbimi Social Shtetëror në bashkëpunim me ASET, Regione Marche dhe Regione Liguria, po zbaton projektin “EldEARLY- Improving the elderly care system in Albania”, financuar nga IADSA II/2023/01. Ky projekt ka në fokus përmirësimin e sistemit të shërbimeve për moshën e tretë në Shqipëri, duke qenë se sipas të dhënave të INSTAT numri i popullsisë së moshuar në Shqipëri ka ardhur gjithnjë e më shumë duke u rritur. Nisur nga kjo tendencë është shumë e nevojshme ofrimi i shërbimeve sociale alternative dhe gjithëpërfshirëse për të moshuarit, për të shmangur vetminë, izolimin social dhe fizik, për të nxitur përfshirjen sociale dhe mos institucionalizimi i tyre. Qëllimi i projektit është të forcojë veprimet në mbështetje të të moshuarve vulnerabël, të paraprijë situatat e rrezikut dhe nevojës dhe të përmirësojë sistemin e mirëqenies sociale në Shqipëri, duke stimuluar përfshirjen e autoriteteve vendore dhe të tretëve në zhvillimi i një sistemi përkujdesi inovativ dhe të integruar. Në kuadër të këtij projekti Shërbimi Social Shtetëror kërkon të rekrutojë:

(1) Menaxher Financiar

Detyrat e Menaxherit Financiar janë:

· Është përgjegjës për planifikimin financiar dhe mbikqyrjen e pagesave në kuadër të aktiviteteve të projektit;

· Asiston stafin e projektit për zhvillimin e pagesave apo aktiviteteve financiare në kuadër të projektit;

· Përgatit 4 raportime financiare, nga të cilët 3 raportime të ndërmjetme dhe 1 raportim përfundimtar;

· Përgatit raportim financiar për menaxherin e projektit;

· Përgatit analiza financiare dhe rekomandime në lidhje me çështjet financire të projektit;

· Mban llogaritë për shpenzimet e projektit;

· Mban korrespondencën me partnerët dhe TSU-IADSA për çështjet financiare;

· Kryen analiza mbi ecurinë financiare dhe realizimin e buxhetit të projektit;

· Të kryejë çdo detyrë tjetër që do t’i ngarkohet verbalisht ose me shkrim në kuadër të projektit.

Kohëzgjatja e kontratës

Menaxheri i projektit do të punojë me një kohëzgjatje kontrate pune prej 12 muajsh.

Kualifikimet dhe Eksperienca

· Diplomë universitare dhe studime pasuniversitare në shkenca ekonomike/ekzakte;

· Të paktën 5 vite eksperiencë profesionale në fushën e menaxhimit të projekteve (preferenciale projektet e IADSA);

· Njohuri shumë të mira në gjuhën italiane dhe angleze (të shkruar dhe të folur);

· Të njohë mirë mënyrën e hartimit të raporteve dhe mbledhjes se dokumentacionit sipas standardeve të kërkuara dhe të jetë korrekt në ndarjen e informacioneve me partnerët e projektit;

· Aftësi të mira komunikimi dhe punës në grup.

Procedura e Aplikimit

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit si më poshtë:

· Kërkesë me shkrim;

· Curriculum vitae (CV) në formatin Europass;

· Letër motivimi;

· Fotokopje ID;

· Kopje e noterizuar e diplomave universitare;

· Kopje e noterizuar e librezës së punës ose dokument që vërteton eksperiencën në punë;

· Certifikata trajnimesh etj.

· Dëshmi penaliteti.

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit deri më datë 13/07/2024, ora 14.00, në adresën: Shërbimi Social Shtetëror, Rruga e Durrësit, nr 83, Tiranë, Shqipëri”, si edhe në e-mail në adresën info@sherbimisocial.gov.al, duke qartësuar në subjekt pozicionin për të cilin po aplikoni.

Shënim: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të njofton për vazhdimin e procedurës së rekrutimit.


Shërbime