Publikuar më: 13 Qershor, 2024
Shpallje Nr.344: – Pozicioni “Ekspert i jashtëm
Shërbimi Social Shtetëror në bashkëpunim me ASET, Regione Marche dhe Regione Liguria, po zbaton projektin “EldEARLY- Improving the elderly care system in Albania”, financuar nga IADSA II/2023/01. Ky projekt ka në fokus përmirësimin e sistemit të shërbimeve për moshën e tretë në Shqipëri, duke qenë se sipas të dhënave të INSTAT numri i popullsisë së moshuar në Shqipëri ka ardhur gjithnjë e më shumë duke u rritur. Nisur nga kjo tendencë është shumë e nevojshme ofrimi i shërbimeve sociale alternative dhe gjithëpërfshirëse për të moshuarit, për të shmangur vetminë, izolimin social dhe fizik, për të nxitur përfshirjen sociale dhe mos institucionalizimi i tyre. Qëllimi i projektit është të forcojë veprimet në mbështetje të të moshuarve vulnerabël, të paraprijë situatat e rrezikut dhe nevojës dhe të përmirësojë sistemin e mirëqenies sociale në Shqipëri, duke stimuluar përfshirjen e autoriteteve vendore dhe të tretëve në zhvillimi i një sistemi përkujdesi inovativ dhe të integruar. Në kuadër të këtij projekti Shërbimi Social Shtetëror kërkon të rekrutojë:
(2) Ekspertë të jashtëm
Ekspertët e jashtëm do të rekrutohen për zbatimin e aktivitetit nr. 1 të projektit “Identifikimi i të moshuarve 65 + në Shqipëri”
Detyrat e ekspertit të jashtëm të projektit janë:
· Është përgjegjës për planifikimin e punës për mbledhjen e të dhënave për të moshuarit 65 + vjeç në Shqipëri;
· Koordinon punën me Drejtoritë Rajonale të SHSSH, pushtetin vendor ose struktura të tjera për mbledhjen e të dhënave;
· Krijon databazën e të dhënave për të gjithë Shqipërinë dhe përpunon të dhënat;
· Mban kontaktet me partnerët “Marche Region” dhe Liguria Region të cilët mbështesin realizimin e aktivitetit;
· Raporton në mënyrë të rregullt pranë Menaxherit të Projektit për ecurinë e realizimit të aktivitetit;
· Harton një raport përfundimtar për aktivitetin “Identifikimi i të moshuarve 65 + në Shqipëri”.
Kualifikimet dhe Eksperienca
· Diplomë universitare dhe studime pasuniversitare në shkenca ekonomike/ekzakte;
· Të paktën 3 vite eksperiencë profesionale;
· Njohuri shumë të mira në gjuhën italiane dhe/ose angleze (të shkruar dhe të folur);
· Të ketë njohuri të mira për analizën e të dhënave/kërkim shkencor;
· Të njohë mirë mënyrën e hartimit të raporteve dhe mbledhjes se dokumentacionit sipas standardeve të kërkuara dhe të jetë korrekt në ndarjen e informacioneve me partnerët e projektit;
· Aftësi të mira të komunikimit dhe punës në grup.
Procedura e Aplikimit
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit si më poshtë:
· Kërkesë me shkrim;
· Curriculum vitae (CV) në formatin Europass;
· Letër motivimi;
· Fotokopje ID;
· Kopje e noterizuar e diplomave universitare;
· Kopje e noterizuar e librezës së punës ose dokument që vërteton eksperiencën në punë;
· Certifikata trajnimesh etj.
· Dëshmi penaliteti.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit deri më datë 13/07/2024, ora 14.00, në adresën: Shërbimi Social Shtetëror, Rruga e Durrësit, nr 83, Tiranë, Shqipëri”, si edhe në e-mail në adresën info@sherbimisocial.gov.al, duke qartësuar në subjekt pozicionin për të cilin po aplikoni.
Shënim: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të njofton për vazhdimin e procedurës së rekrutimit.