Publikuar më: 13 Dhjetor, 2024

Shpallje Nr.346: – Pozicioni “Specialist (Punonjës Social), Fier”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në zbatim të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për Miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, i ndryshuar, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për pozicionin e lirë të punës:

Specialist  (Punonjës Social), në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetërore Fier:

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:

1. Të jetë shtetas shqiptar;
2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
3. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Shkencat Sociale /Dega Punë Sociale;
4. Niveli i edukimit Master;
5. Të jetë i/e pajisur me liçencën përkatëse ose vërtetim që është në proçes;
6. Preferohet të ketë eksperincë pune në profesion;
7. Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
8. Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
9. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
10. Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

 

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 26.12.2024, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror këto dokumente:
1. Kërkesën për aplikim;
2. Jetëshkrimi (CV);
3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
4. Fotokopje të librezës së punës;
5. Fotokopje të kartës së identitetit;
6. Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7. Çertifikatë familjare;
8. Vërtetim banimi;
9. Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
10. Çertifikata të kualifikimeve;
11. Referenca pune.

 

Pas verifikimit paraprak në datën 30.12.2024, do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

 

Konkursi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

  1. Vendim nr.135, datë 07.03.2018, “Për miratimin e Statusit të Shërbimit Social Shtetëror”, i ndryshuar;
  2. Ligji Nr. 57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”;
  3. Ligji nr.8098, datë 28.03.1996 “Për statusin e të verbërit”;
  4. Ligji nr. 8626, dt.22.06.2000” Statusi i Invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”;
  5. Ligji nr.7889, datë 14.12.1994, “Statusi i Invalidit;
  6. Ligji nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al.

 

Shënim: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të njoftohen për vazhdimin e procedurës së rekrutimit.


Shërbime