Publikuar më: 5 Shkurt, 2025

Shpallje Nr.348: – Pozicioni “Përgjegjës Sektori “Mjek / Punonjës Social, Durrës” ( Fituesi – Doriana Dervishi)

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Kanditati fitues per pozicionin Pergjegjes Sektori, në Drejtori në Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Durres është:

Doriana Dervishi

 


Njoftim

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datën 04.02.2025, ora 10.00, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror.
Kanditati/Kanditatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit për pozicionin Pergjegjes Sektori, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Durres është/ janë:

Doriana Dervishi
Kenia Azemi

 


 

Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror” i ndryshuar, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për:
Përgjegjës Sektori (Mjek / Punonjës Social), në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Durrës.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:

• Të jetë shtetas shqiptar;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Mjekësisë / Shkencat Sociale, Dega Punë Sociale;
• Të jetë i/e pajisur me licencën e Mjekut / Punonjësit Social;
• Preferohet të ketë eksperiencë pune në profesion;
• Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
• Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale;
• Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 29.01.2025, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:

– Kërkesën për aplikim;
– Jetëshkrimin (CV);
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
– Fotokopje të librezës së punës;
– Fotokopje të kartës së identitetit;
– Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
– Çertifikatë familjare;
– Vërtetim banimi;
– Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
– Çertifikata të kualifikimeve;
– Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 31.01.2025, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

1. Ligji Nr. 57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”;
2. VKM Nr. 722, datë 11.11.2019 “Për përcaktimin e masës, të kritereve, procedurave dhe dokumentacionit për vlerësimin dhe përfitimin e aftësisë së kufizuar e të ndihmësit personal, dhe të strukturave përgjegjëse e të detyrave të tyre”.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al.

 

Shënim: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të njoftohen për vazhdimin e procedurës së rekrutimit.


Shërbime