Publikuar më: 27 Mars, 2025
Shpallje Nr.351: – Pozicioni “Specialist Mjek, Dibër” (Pa Fitues)
Per pozicionin Specialist (Mjek) në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Dibër nuk ka aplikant.
Në zbatim të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për Miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, i ndryshuar, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për pozicionin e lirë të punës:
Specialist (Mjek), në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, Dibër:
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:
1. Të jetë shtetas shqiptar;
2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
3. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme;
4. Të jetë i/e pajisur me licencën përkatëse;
5. Preferohet të ketë eksperincë pune në profesion;
6. Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
7. Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
9. Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 06.03.2025, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror këto dokumente:
1. Kërkesën për aplikim;
2. Jetëshkrimi (CV);
3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
4. Fotokopje të librezës së punës;
5. Fotokopje të kartës së identitetit;
6. Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7. Çertifikatë familjare;
8. Vërtetim banimi;
9. Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
10. Çertifikata të kualifikimeve;
11. Referenca pune.
Pas verifikimit paraprak në datën 10.03.2025, do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
1. Vendim nr.135, datë 07.03.2018, “Për miratimin e Statusit të Shërbimit Social Shtetëror”. i ndryshuar
2. VKM Nr. 722, datë 11.11.2019 “Për përcaktimin e masës, të kritereve, procedurave dhe dokumentacionit për vlerësimin dhe përfitimin e aftësisë së kufizuar e të ndihmësit personal, dhe të strukturave përgjegjëse e të detyrave të tyre”.
3. Ligji nr.8098, datë 28.03.1996 “Për statusin e të verbërit”;
4. Ligji nr. 8626, dt.22.06.2000 “Statusi i Invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al.
Shënim: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të njoftohen për vazhdimin e procedurës së rekrutimit.