Znj. Reme Xholi

Drejtor i përgjithshëm

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Fotografi drejtori

Reme Xholi u lind më 29/09/1995 në qytetin e Dibrës. Ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera studimet bachelor në Financë dhe studimet master i shkencave në Shkenca Politike, me profil administrimi publik. Përpos arsimimit është certifikuar në një sërë trajnimesh në fushën e menaxhimit, lidershipit, të folurin në publik e të tjera.

Gjatë legjislaturës 2017-2021 ka përfaqësuar qytetarët e Qarkut Dibër në Kuvendin e Shqipërisë. Prej Mars-it 2022 mban rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Social Shtetëror, misioni i së cilit është zbatimi me efektivitet i politikave dhe programeve të mbrojtjes sociale.

Znj. Xholi prej vitesh është pjesëmarrëse dhe aktiviste në mbrojtje të kauzave të ndryshme, veçanërisht për qytetarët në nevojë, të rinjtë dhe komunitetin.

Znj. Xholi është njohëse e mirë e gjuhës angleze, frënge dhe italiane.


Shërbime